Policia e Kosovës trajnohet për transferimin e personave të arrestuar, trajnimi ka përfunduar sot në Lipjan

PUBLIKUAR

 

policia-e-kosov-euml-s-trajnohet-p-euml-r-transferimin-e-personave-t-euml-arrestuar_hd

Dhjetë pjesëtarë të Njësisë për Mbrojtje të Afërt të Policisë së Kosovës kanë përfunduar një trajnim të avancuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, mbi praktikat e mira gjatë transferimit të personave të arrestuar që kërkohen nga Kosova apo ndonjë juridiksion tjetër. Ky trajnim pesë ditorë ka përfunduar sot në Lipjan.

Sipas një njoftimi të OSBE-së, trajnimi ka qenë vazhdim i një kursi bazik i mbajtur në nëntor të vitit të kaluar, dhe është përqendruar në transferimin e të burgosurve me rrezikshmëri të lartë nga dhe për në Kosovë, dhe ka përfshirë ushtrime praktike dhe simulime.

“Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ka qenë zhvillimi i njohurive brenda Policisë së Kosovës pasi që këta pjesëmarrës do të kenë për detyrë të ofrojnë trajnimin e njëjtë për oficerët e tjerë që do të caktohen në këtë njësi në të ardhmen”, tha Dushko Zavishiq, drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike në Misionin e OSBE-së në Kosovë.

Kurrikula e trajnimit ka mbuluar bazën ligjore për transferimin e personave të arrestuar; operacionet e transferimit me automjete, autobus dhe aeroplan; masat e sigurisë si dhe teknikat dhe metodat për taktika defanzive dhe ofanzive para, gjatë, dhe pas transferimit.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe komuniteteve, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Misioni ofron trajnime të avancuara dhe të specializuara për agjencitë për zbatim të ligjit. /Telegrafi/
 

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...