Policia e Kosovës sqaron masat e sigurisë para 16 shtatorit: Janë procedura të rregullta policore

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve në disa portale se vendi po “blindohet” në prag të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë më 16 shtator.

Përmes një komunikate, Policia ka thënë se planifikimi dhe ndërmarrja e masave të sigurisë në raste kur priten aktivitete apo grumbullime të mëdha të qytetarëve janë pjesë e procedurave të rregullta policore, shkruan IndeksOnline.

Sipas Policisë, këto masa kanë për qëllim menaxhimin e sigurt të tubimeve, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, menaxhimin e trafikut dhe garantimin e mbarëvajtjes së aktiviteteve.

Policia ka theksuar se gjatë planifikimeve merret parasysh edhe mundësia që individë apo elemente të caktuara, përfshirë persona nga jashtë vendit, të tentojnë të shfrytëzojnë grumbullimet e mëdha për provokime apo incidente.

“Masat parandaluese dhe standarde” aplikohen varësisht nga numri i pritshëm i pjesëmarrësve dhe vlerësimi i përgjithshëm i situatës, thuhet në njoftim.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mediave që të mbështeten vetëm në informacionet zyrtare dhe të shmangin përhapjen e pretendimeve të pakonfirmuara, të cilat mund të shkaktojnë shqetësim të panevojshëm në opinion./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

OVL-UÇK – ndërkombëtarëve: Mos bëni politikë t’i dënoni ish-krerët e luftës, pastaj t’i shpallni të pafajshëm në Apel

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka frikë se ndërkombëtarët...

Gjini: Qeveria e votuar sot është jokushtetuese dhe jolegjitime

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka cilësuar si jokushtetuese dhe jolegjitime Qeverinë e...

Votohet Qeveria “Kurti 4”, Albin Kurti merr mandatin e ri si kryeministër

Kuvendi i Kosovës ka votuar për përbërjen e Qeverisë pas konstituimit të Kuvendit, duke...