Policia e Kosovës rikonfirmon: Lavdrim Muhaxheri nuk ndodhet në Kosovë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka mohuar raportimet e mediave ndërkombëtare se kosovari Lavdrim Muhaxheri, pjesë e organizatës terroriste ISIS, është kthyer në Kosovë së bashku më disa ushtarë tjerë.

Por, Policia e Kosovës, e pyetur nëse ky grup së bashku me Lavdrim Muhaxheri kanë hyrë në Kosovë, kanë thënë se bazë të informacioneve që kanë Muhaxhiri nuk ndodhet brenda territorit të vendit.

“Lavdrim Muhaxheri nuk ndodhet në Kosovë, këtë e themi mbështetur në të dhënat që kanë institucionet e sigurisë vendore dhe ndërkombëtare”, thuhet në pergjigjejen e Policisë së Kosovës, për lajmi.net.

Ndryshe mendiat ndërkombëtar ditë më parë kanë raportuar se Muhaxheri së bashku më 400 luftëtarët e tij më të besuar kanë braktisur zonat e luftës në Siri.

Gazeta italiane ‘L’Espresso’, duke i cituar shërbimet inteligjente, ka thënë se afër 400 luftëtarë të kalifatit janë kthyer me të në Kosovë.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...