Policia e Kosovës: Protestuesit gjuajtën gaz lotësjellës në Zveçan, iu përgjigjem me sprej

PUBLIKUAR

Pas ngjarjeve në mëngjesin e sotëm në komunat veriore të Republikës së Kosovoës, Policia ka dalë me një komunikatë për media ku tregon se angazhimet për sigurinë e qytetarëve, lirinë e lëvizjes do të vazhdojnë deh se do të ndërmarrin masa policore conform sisutatës dhe zhvillimeve, raporton Express.

Policia ka treguar se sot në veri është paralajmëruar për protesta dhe tubime andaj dhe Policia e Kosovës duke e njohur të drejtën për tubime e protest paqësore po kujdeset për ruajtjen dhe qetësinë, përfshirë edhe detyrat e përcaktuara sipas Kushtetutës dhe Ligjit.

Tutje në njofitm thuhet se protestuesit janë tubuar në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqan për të protestuar, ku në hyrje të objketit të Komunës së Zveçanit protestuesit kanë shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotësjellës janë përpjekur të kalojnë kordonët e sigurisë për t’u future brenda komunës. Policia ndaj tyre është kundërpërgjigjur me sprej, për të vënë situatnë nën kontrollë.

“Protestat pran komunave veriore janë duke vazhduar, Policia e Kosovës është duke menaxhuar situatën, njëkohësisht fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjeve të protestave, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”, përfundon njoftimi./Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...