Policia e Kosovës fillon të verifikojë gjendjen teknike të mjeteve të rënda nëpër rrugë të Prishtinës

PUBLIKUAR

Policia e trafikut Rajonal në Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, Drejtorinë e Rrugëve, ka filluar zbatimin e një plani operativ me fokus kontrollin e mjeteve të rënda, kamionëve në rajonin e Prishtinës.

 

Sipas policisë ky plan synon të rrisë sigurinë në trafikun rrugor, të parandalojë aksidentet që përfshijnë mjete të rënda dhe të sigurojë repesktimin e kritereve ligjore dhe teknike që rregullojnë këtë kategori të automjeteve.
“Kontrollet po zhvillohen në pika të caktuara me rëndësi, ku po verifikohet gjendja teknike e mjetev, pesha e ngarkesës, dokumentacioni i nevojshëm si dhe respektimi i orarit të drejtimit nga ana e shoferëve” thuhet në njoftim.
Poashtu policia e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës kërkojnë nga të gjithë pjesmarrësit në trafik të jenë të kujdesshëm, të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme rrugore. LipjaniNews

SHIKO MË SHUMË

Pas certifikimit të rezultateve, partive u bëhet thirrje të mos humbin kohë për formimin e institucioneve

Është ky vendimi që u mor këtë të mërkurë. E me certifikimin e rezultatit zgjedhor,...

Mot pjesërisht i vranët – Kështu pritet të jenë temperaturat gjatë ditës së sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme pritet të mbaj...

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...