Policia e Kosovës do të dërgojë policë në qytete të Shqipërisë

PUBLIKUAR

Sot në Lezhë të Shqipërisë, Naim Rexha, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe Rebani Jaupi zëvendësdrejtor i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për bashkëpunim gjatë sezonit turistik 2016 në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

“Qëllimi i këtij memorandumi është vendosja e bashkëpunimit sa më cilësor policor, në trajnime të avancuara në procesin e shkëmbimit të praktikave policore në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e kriminalitetit, veçanërisht në format komplekse të krimit të organizuar, krimit me elemente ndërkombëtare si dhe veprave tjera penale”, thuhet në një komunikatë për media të Policisë.

Si rezultat i kësaj marrëveshje bashkëpunimi Policia e Kosovës do të dërgojë në Shqipëri disa zyrtarë policor të cilët do të merren me ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në disa qytete si në Durrës, Lezhë dhe në Shkodër.

Me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi të dy zëvendësdrejtorët, Rexha dhe Jaupi vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme të dy policive, jo vetëm në fushën e rendit publik por edhe të policimit rrugor si dhe formave tjera të luftimit të kriminalitetit.

SHIKO MË SHUMË

Sot mot me diell e vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 31°C

Moti gjatë ditës së sotme do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira...

PDK dhe Aleanca për të katërtën javë para Qeverisë, u bashkohen edhe aktivistë nga Prishtina

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), së bashku me deputetët e Aleancës, kanë...

PDK vazhdon protestat para Qeverisë

Partia Demokratike e Kosovës edhe sot ka vijuar aktivitetin e saj të përditshëm përpara...