Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë edhe këtë vit patrullojnë së bashku

PUBLIKUAR

Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni së bashku me homologun e tij nga Shqipëria, Haki Çako nënshkruan sot në Prizren një momerandum bashkëpunimi për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror.

“Ky memorandum mbulon periudhën prej datës 1 korrik 2016 deri me 31 gusht 2016.

Qëllimi i këtij memorandumi është vendosja e bashkëpunimit konkret në fushën e parandalimit të kundërvajtjeve administrative, për rritjen e efikasitetit të luftës ndaj humbjes së jetëve njerëzore në aksidentet rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit rrugor, për krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës që qarkullojnë në akset rrugore që lidhin dy vendet.

Me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi të dy drejtorët, Maxhuni dhe Çako vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme të dy policive, jo vetëm në fushën e policimit rrugor por edhe në të gjitha format tjera të luftimit të kriminalitetit”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi të dy drejtorët u pajtuan që të krijohen kushte lehtësuese për qytetarët e të dyja vendeve për përdorimin e pikave kufitare dhe atyre turistike gjatë realizimit të udhëtimeve të tyre.

Turni i parë i zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë me datën 01.07.2016, përderisa një konferencë për media do të organizohet po këtë ditë nga ora 10:00, në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë.

SHIKO MË SHUMË

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...

Inspektorati në aksion, gjobat deri në 9 mijë euro për udhërrëfyesit turistikë pa licencë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar kontrollet ndaj udhërrëfyesve turistikë që...

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...