Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar ne trafik pas reshjeve të shiut

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës kërkon kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe shmangie të rrugëve me vështirësi qarkullimi.

Ajo në një komunikatë tregon për rrugët rajonale e urbane ku paraqiten vështirësi në trafik pas reshjeve dhe shkrirjes së borës

Referuar gjendjes së paraqitur pas reshjeve dhe vërshimeve të ndodhura ne disa rajone, komuna, fshatra dhe zona të caktuara, Policia e Kosovës informon gjithë opinionin publik dhe pjesëmarrësit ne trafik, se ne disa rrugë rajonale dhe urbane janë paraqitur vështirësi ne qarkullim të automjeteve ne trafik.

 

Rrugët ne të cilat janë paraqitur vështirësi ne trafik janë disa rrugë të komunës së Gjakovës, Malishevës, Shtimes, Prishtinës, (një korsi afër rrethit të QMI-se) etj, si dhe disa rrugë ne fshatra të këtyre komunave, por edhe te disa komunave tjera.

 

Me qëllim të shmangies së incidenteve dhe krijimit të sigurisë ne trafik, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit ne trafik që mundësisht të ju shmangen përdorimit të rrugëve ne këto zona ku mund të ketë vështirësi ne qarkullim dhe të përdorin rrugë alternative dhe më të sigurta ku nuk ka vështirësi për qarkullim të automjeteve nga reshjet e shiut.

 

Po ashtu për shkak të të reshurave të shiut dhe prezencës së mjegullës së paraqitur ne disa zona, kërkohet që pjesëmarrësit ne trafik të kenë një vigjilencë më të shtuar, të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe të ju përshtaten kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike.

 

Policia e Kosovës ka shtuar prezencën policore ne komunikacionin rrugor dhe po vazhdon angazhimin e sajë ne realizimin e detyrave dhe përgjegjësive policore ne trafik, duke përfshirë edhe ri-orientimin e automjeteve ne rrugë alternative dhe më të sigurta për pjesëmarrësit ne trafik.

 

Njëkohësisht Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit  ne trafik për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar.

SHIKO MË SHUMË

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë pa ngarkesa të mëdha edhe sot. Sipas të...

Ikën stuhia, rikthehet dielli: Parashikimi i motit për ditën e martë

Gjatë ditës së martë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara,...

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...