Policia e Kosovë vazhdon mbajtja e testit me shkrim për konkursin për zyrtarë policorë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës është duke vazhduar procesin e mbajtës së testit me shkrim për konkursin e hapur për zyrtarë policorë, ku Policia e Kosovës ka pranuar 11841 aplikacione dhe testimi është duke u bërë për aplikantët të cilët i kanë plotësuar kriteret e konkursit publik.

Lidhur më përgatitjen e testit me shkrim policia ka bashkëpunuar me ekspert të jashtëm (profesorë të matematikës dhe gjuhës shqipe), me qëllim që testi të jetë i kualitetit të lartë dhe sipas praktikave më të mira, ndërsa pyetjet e njohurive të përgjithshme janë hartuar nga grupi brenda PK-së.

 

Testimi me shkrim i cili do të zgjasë deri më 28.02.2022 është jetë i hapur dhe transparent dhe po mbahet duke respektuar masat e përcaktuara për menaxhim me pandeminë.

Policia e Kosovës të gjitha kandidatëve që kanë aplikuar në konkursin për zyrtarë policorë ju dëshiron suksese në testin me shkrim.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...