Policia: Dyshohet se e moshuara ra aksidentalisht nga ballkoni pa mbrojtëse

PUBLIKUAR

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kopernicë të Kamenicës, ku si pasojë një grua e moshuar e ka humbur jetën.

Për rastin më herët ka raportuar edhe Klankosova.tv.

E lidhur me këtë është deklaruar edhe policia.

Sipas një njoftimi nga organet e rendit 83-vjeçarja dyshohet se ra aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë i cili ishte pa mbrojtëse.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Vdekje aksidentale’’ dhe trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për përfundim të ceremonive mortore”, njofton policia përcjell Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...