Policia deklarohet për shkuarjen e Njësiteve Speciale në Mitrovicë, thonë se është aktivitet i zakonshëm

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka thënë se lëvizjet e Njësiteve Speciale janë të zakonshme dhe se nuk lidhen me ndonjë aktivitet të caktuar, raporton Express.

Kështu ka deklaruar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

“Referuar disa shkrimeve dhe publikimeve në media të ndryshme, që ndërlidhen me lëvizjet e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, ju informojmë se lëvizjet e njësiteve policore janë të zakonshme dhe nuk ndërlidhen me ndonjë aktivitet të caktuar.

Policia e Kosovës është transparente dhe do të vazhdojë të ju mbaj të informuar si ç’do herë për angazhimet dhe aktivitetet e saja operacionale”, ka thënë Kelani.

Ndryshe, Dukagjini raportoi se Njësitet Speciale të Policisë, nga kampi “Vrella”, janë nisur për në Mitrovicë./Express

 

SHIKO MË SHUMË

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...