Policia bllokon mbi 20 rrugë ilegale përgjatë kufirit me Serbinë

PUBLIKUAR

Mbi 20 rrugë ilegale përgjatë kufirit me Serbinë janë bllokuar nga Policia e Kosovës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. Ai tha se për bllokimin e disa prej tyre janë përdorur blloka betoni, e në disa tjera janë hapur gropa.

“Janë mbi 20 rrugë ilegale që i kemi blloku. Diku me blloka betoni, diku me bager i kemi hap gropa dhe janë blloku ato rrugë”, ka thënë Elshani.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka realizuar sërish aksion në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...