Policia bastis stacionin e autobusave në Prishtinë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës është duke kryer bastisje në Stacionin e autobusëve në Prishtinë. Lajmin është konfirmuar nga zëdhënësja rajonale, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se pas gjetjes së një arme pa leje në këtë pjesë ku në polici është shoqëruar edhe një person, bëhet fjalë për sekretarin e Stacionit të autobusëve, Korab Visoka, me urdhër të prokurorit policia është duke kryer një bastisje.

 

“Ne kemi marr një informacion për armëmbajtje pa leje një person është shoqëruar rreth orë 12.  Ndërkohë që prokurori ka urdhëruar që të bastiset edhe një pjesë”, ka thënë Ahmeti.

Në stacionin e autobusëve dje dhe sot ka pasur protesta nga punëtorët që kanë kërkuar largimin   e kryshefit ekzekutiv, Ylber Çitaku, i cili tanimë është shkarkuar nga bordi./lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...