Policia arreston Nol Nushin, koordinatorin e sekretariateve të Vetëvendosjes

PUBLIKUAR

Lëvizja Vetëvendosje, nëpërmjet një komunikate për media, njoftoi se Policia e Kosovës e ka arrestuar koordinatorin e sekretariateve të Vetëvendosjes, Nol Nushi.

Këtë arrestim, si edhe të tjera arrestime të zyrtarëve dhe aktivistëve, Vetëvendosje e ka quajtur arrestim politik.

“Policët civilë, të prirë nga Driton Imeri, sapo kanë arrestuar koordinatorin e sekretariateve të VETËVENDOSJE!-s, Nol Nushi.

Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! po përndjeken politikisht na policia partiake, për shkak se protestuan kundër marrëveshjeve anti-kushtetuese me Serbinë.

Në vend që Isa Mustafa e Hashim Thaçi të dorëhiqen, pasi nënshkrimit të marrëveshjeve të dëmshme, tashmë të shpallura edhe antikushtetuese, ata po vazhdojnë ta burgosin opozitën.

Kjo mënyrë e të vepruarit, paralajmëron fundin e kësaj Qeverie. Mustafa e Thaçi nuk do të mund t’i mbulojnë gabimet e tyre duke arrestuar qytetarë dhe aktivistë. Qytetarët do të protestojnë masivisht më 9 Janar dhe nuk do të ketë repression policor që do të arrijë ta ndalë opozitën” (sic.), thuhet në kumtesë. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...

Besa Shahini bëhet nënë, lëvdata personelit mjekësor për kujdesin

Ish-kandidatja për kryetare të komunës së Prishtinës, Besa Shahini, ka njoftuar se është bërë...

Hoxha nderon Afrim Bunjakun: Kemi kapacitete më të mëdha se në kohën e sulmit në Banjskë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se Policia e Kosovës tashmë...