Policia arreston një person që e kërkonte, falënderon mediat e qytetarët për lokalizimin e tij

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për të cilin më herët kishte kërkuar ndihmë që ta lokalizojë.

Ai dyshohet për veprën penale ‘kanosje” dhe u kap ditën e djeshme

“Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, me datën 04.01.2024 bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim lokalizimin  ka lëshuar: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Me datën 05.01.2024, hetues policorë nga stacioni policor në Prizren përmes rrugëve operative dhe falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë ka arritur që të lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar që i njëjti të ndalohet për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtoria rajonale e policisë Prizren ka falënderuar mediat dhe qytetarët për bashkëpunim.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një kërkuar për vjedhje të rëndë

Policia Kosovës ka njoftuar se më datë 22.07.2025, Policia e Stacionit Policor në Ferizaj...

Arrestohet një person i dyshuar për sulm dhe kanosje në Shtime

Më datën 22.07.2026, rreth orës 12:00, në një fshat të komunës së Shtimes, pas...

Vidhin brenda veturave të dasmorëve pasi hynin në restorant, Policia e Kosovës arreston 3 persona në Obiliq

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, sot hetuesit e Stacionit Policor të Obiliqi, kanë...