Vjedhjet në vend kohët e fundit janë bërë të shpeshta.
Mirëpo, shumë prej tyre edhe po kapen në flagrancë duke e kryer veprën.
Në rrugën ‘Sadullah Brestovci’ të Gjilanit, Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti është kapur në flagrancë duke vjedhur në shtëpinë e viktimës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/