Policia arreston edhe dy persona tjerë që dyshohet se po organizon sulm terrorist

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën edhe dy persona tjerë të dyshuar për lidhje me ISIS dhe organizim të sulmeve terroriste në vend. Arrestimi ka ndodhur gjatë një operacioni policorë në Kaçanik, Viti e Mitrovicë, që është vazhdimësi e një aksioni të ngjashëm në të cilin u arrestuan 6 persona tjerë.

Ky është njoftimi i policisë: 

Policia e Kosovës në vazhdën e angazhimeve dhe aktiviteteve policore me datën 6.11.2016, përmes Drejtorisë Kundër Terrorizmit dhe njësiteve tjera të specializuara, si vazhdimësi të operacionit të mëhershëm të realizuar me 4.11.2016, ka ndërmarrë edhe një operacion policor në tri lokacione të ndryshme të Kosovës, duke përfshirë atë në Kaçanik, Viti dhe Mitrovicë, për zbatimin e urdhër kontrolleve të lëshuara nga gjykata kompetente.

Njësitet policore gjatë realizimit të këtij operacioni në cilësinë e të dyshuarve kanë shoqëruar në stacionin e Policisë dy (2) persona (L. G. dhe A. M), nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë vepruar në kundërshtim me Kodin Penal (Kapitulli XIV), përkatësisht Veprat Penale Kundër Rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Policia e Kosovës në bashkëpunim të plotë edhe me institucionet tjera relevante brenda dhe jashtë Kosovës, mbetet e përkushtuar që në vazhdimësi të ndërmarrë veprimet e saja ligjore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...