Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), pas një pune operativo-hetimore, me datën 1 janar 2016 ka realizuar operacionin policor “LETRA”.
Operacioni ishte realizuar nën dyshimin e bazuar se një person i dyshuar me veturën e tij ka tentuar të kalojë në pikën kufitare Merdare, duke kryer vepër penale ‘posedim i paautorizuar i substancave psikotrope ose analoge’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.
Sipas një njoftimi të Policisë, operacioni policor është zhvilluar rreth orës 08:30, ku gjatë bastisjes së automjetit janë gjetur 13 paketime të dyshuara të substancës narkotike marihuanë.
Ja njoftimi i plotë i Policisë:
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), pas një pune operativo-hetimore, me datën 1 janar 2016 ka realizuar operacionin policor “LETRA”, nën dyshimin e bazuar se një person i dyshuar me veturën e tij ka tentuar të kalojë në pikën kufitare Merdare, duke kryer veper penale ‘posedim i paautorizuar i substancave psikotrope ose analoge’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.
Operacioni policor është zhvilluar rreth orës 08:30, ku gjatë bastisjes së automjetit janë gjetur 13 paketime të dyshuara të substancës narkotike marihuanë.
Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë:
• M. Sh. lindur me 1964 m/sh/k
• S. S. lindur me 1982 m/sh/k
Si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi:
• 13 (trembëdhjetë) paketime me substancë narkotike të llojit marihuanë, e cila ka peshuar 12.208 (dymbëdhjetë kilogramë e dyqind e tetë gramë)
• 1 (një) veturë e llojit Mercedes ngjyrë e kuqe
• një telefon Iphone 5 , dy telefona “Nokia”
• para kesh 370 euro dhe 500 dinarë të Serbisë
Të gjitha veprimet policore janë kryer nën autorizim të prokurorit kompetent, ku të dyshuarit të parë i është lëshuar vendimi i mbajtjes për 48 orë.
Lidhur me këtë rast është bërë edhe bastisja e shtëpisë së të dyshuarit të dytë në një fshat të Klinës, ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar:
• dy (2) thasë substancë të dyshuar narkotike, që dyshohet të jetë e llojit marihuanë,
• një gomë kamioni e mbushur me gjithsej njëzetë e pesë (25) paketime substancë narkotike e mbështjellë me qese najloni me peshë të përgjithshme rreth 52 kilogramë e 900 gramë ,
• pajisje për punë,
• një peshore digjitale e llojit “ Grundig “
• një arme shotgun e firmës Ramington me 36 fishekë ;GA-12
• një pushkë e firmës STT –MOSSBERG –USA
• njëzetë (20) fishekë GA-12
Me autorizim të prokurorit kompetent edhe personit të dytë i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.(sic) /Telegrafi/


