Policia arreston dy persona të dyshuar për ‘trafikim me njerëz’

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona të dyshuar për ‘trafikim me njerëz’ si dhe ka identifikuar një viktimë të trafikimit, gjatë në operacioni të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.

“Hetuesit policorë nga DHTQNJ, në bashkëpunim me stacionin policor të Malishevës, me datën 11 shtator 2016 fillimisht kanë bërë arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale ‘trafikim me njerëz’, kurse pas zhvillimeve të reja hetimore hetuesit policorë kanë arritur që të identifikojnë dhe të
arrestojnë edhe një të dyshuar tjetër”, thuhet në njoftimin për media.

Këta dy persona janë arrestuar nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz neni 171 dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit neni 231”.

Personat e arrestuar në këtë rast janë:
S. M. lindur me 1962 m/sh/k
A. K. lindur me 1999 m/sh/k

I dyshuari i parë, me qëllim të përfitimit material e ka detyruar viktimën të kryente shërbime seksuale me pagesë, kurse i dyshuari i dytë dyshohet se ka kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’.

Për rastin në fjalë është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe në prezencë të tij është intervistuar viktima, e cila më pastaj është trajtuar sipas procedurave standarde për ndihmë dhe mbrojtje të viktimave.

Me vendim te prokurorit të Prokurorisë Themelore i dyshuari i parë ndalohet për 48 orë ndërsa i dyshuari i dytë ndalohet për 24 orë./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...