Policia arreston dy persona, dyshohet se vodhën cigareve në vlerë 50 mijë € në terminalin doganor në Merdare

PUBLIKUAR

Dy persona janë arrestuar, pasi dyshohet se kanë vjedhur cigare në vlerë prej 50 mijë eurosh në terminalin doganor në Merdare.

Rastin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Puna policore e organizuar me veprime specifike operative me qëllim kapjen e personave, për të cilët dyshohej të jenë të përfshirë në raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda, sot ka rezultuar me arrestimin e dy prej të dyshuarve të implikuar në rastet e tilla. B. S. 41 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dhe, M. SH. 39 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, janë arrestuar nga ana e policisë nën dyshimin e arsyeshëm për përfshirje në rastin e vjedhjes së rëndë dhe keqpërdorim të besimit, të ndodhur më 25.10.2021 në Terminalin Doganor në Merdare, me ç’rast dyshohet të jenë vjedhur cigare në vlerë rreth pesëdhjetëmijë euro”,tha ai.

Të dyshuarit pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

SHIKO MË SHUMË

“Dëshmi se veç puna e çon përpara Kosovën! “, thotë Osmani pas vizitës në dy kompani vendore në Istog

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka lavdëruar punën e dy kompanive vendore...

Gjendet e vdekur gruja e zhdukur në Deçan, nga FSK-ja japin detaje

Është gjetur e vdekur 55-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Deçan. Kjo është konfirmuar...