Policia e Kosovës ka apeluar tek qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes të shtuar në trafik, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, për të pasur një siguri më të madhe në trafik.
“Njësia për Kontroll të Autostradave vazhdon me shtimin e masave të sigurisë në trafikun rrugor, duke implementuar planet operative aktive si : “Siguria në trafikun rrugor” & ”Shtimi i masave të sigurisë në trafikun rrugor” si dhe “Kontrollimi i shtuar i transportit publik të udhëtarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.


