Polici vrau vëllain e tij në Graçanicë

PUBLIKUAR

Një zyrtar policor ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij dje në Gushtericë të Graçanicës, raporton Gazeta Express.

Viktima ka vdekur si pasojë e plagëve të marra, ndërsa polici është arrestuar dhe me rastin po merret Inspektorati Policor i Kosovës.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE E RËNDË/Fsh. Gushtericë, Graqanicë, 07.05.2022 – 14:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (zyrtar policor) ka shtënë me armë zjarri ndaj viktimës mashkull kosovar (vëllait të tij). Si pasoj e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. I dyshuari është arrestuar, me rastin është duke u marr IPK (Inspektorati Policor i Kosovës).

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...

Haxhiu: Ligji për Specialen nuk është në rend dite, vendosin deputetët nëse ka kërkesa

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e...

Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka...