Polici vardisës ndan prindërit e katër fëmijëve

PUBLIKUAR

Polici A.Q. është dënuar nga Komisioni i Disiplinës me ndalesë në pagë 30 për qind për 5 muaj nga paga bruto dhe me “Transfer administrativ”, për shkak se gjatë kryerjes së një bastisjeje ishte sjellë në mënyrë të turpshme, duke i vënë hije të keqe Policisë së Kosovës.

Ai duke abuzuar me detyrën kishte marrë numrin e telefonit të V.K., me të cilën kishte filluar të shkëmbejë mesazhe, që për rezultat pati shkurorëzimin e çiftit, të cilët kanë katër fëmijë, shkruan “Zëri”.

Kur një ekip i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës kishte shkuar për ta bastisur një shtëpi në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë, më 23 nëntor të vitit 2013, dy policë të kësaj Njësie nuk kishin mjaftuar të bastisin vetëm lokacionin, ku kishin urdhër për bastisje.

Gazeta “Zëri” mëson se polici A. Q., duke keqpërdorur pozitën zyrtare është futur edhe në oborrin e familjes së H.K., në rrugën “Kadri Zeka” në Prishtinë.

Ai kishte nisur të vardisej me gruan e H.K., me të cilën kishin shkëmbyer mesazhe telefonike që në një moment janë lexuar nga bashkëshorti.

Kjo situatë ka çuar në ndarjen e çiftit, prindër të katër fëmijëve.

Polici A.Q. është ndëshkuar nga Komisioni i Brendshëm Disiplinor i Policisë, pasi V.K. ishte detyruar të ankohej me qëllim që ta ruante martesën me bashkëshortin e saj.

Kështu, në dy shkallë Komisioni i Disiplinës, siç konfirmon për “Zërin” edhe Zyra e Informimit të Policisë së Kosovës, e ka dënuar policin për sjellje të turpshme, duke i vënë hije të keqe Policisë së Kosovës. /Zëri/

foto

SHIKO MË SHUMË

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...

Bajrami ia kujton Kurtit premtimet e parealizuara: 160 çerdhe, hajnat në burg e bashkimi kombëtar

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti,...

Po trajtohej në QKUK, vdes fëmija që u lëndua në aksidentin mes dy veturave në Gjakovë

Një fëmijë ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku...