Polici vardisës – burrit kërcënime, gruas mesazhe

PUBLIKUAR

Ndonëse polici A.Q. ishte futur pa autorizim në oborrin e shtëpisë së familjes së H.K., në Prishtinë, duke iu vardisur bashkëshortes së këtij të fundit në Inspektoratin Policor të Kosovës thonë se nuk kanë gjetur asnjë element të veprës penale.

Polici i Njësisë Speciale e kishte marrë numrin e telefonit të V.K., ku gruas i kishte shkruar mesazhe, duke iu referuar asaj si “shpirt”, “zemër” e madje edhe “arushë”.

V.K. ndërkaq kishte thënë se e ka quajtur “detektiv” policin që turpëroi Policinë, shkruan “Zëri”.

“Pas kryerjes së hetimeve preliminare dhe në konsultim me prokurorin kompetent të Prokurorisë Themelore në Prishtinë në mungesë të elementeve të veprës penale rasti është dërguar në Drejtorinë e Standardeve Profesionale për hetim të mëtutjeshëm”, thuhet në përgjigjen e Arbër Bekës, në lidhje me ankesën e H.K në lidhje me policët.

Një natë para se burri ta thërriste në telefon policin A.Q., që i shkruante mesazhe bashkëshortes së H.K., gjatë një bashkëbisedimi në familje situata kishte eskaluar, kur bashkëshorti kishte rrahur gruan e tij. /Zëri/

LEXO PJESËN E PARË: Polici vardisës ndan prindërit e katër fëmijëve

SHIKO MË SHUMË

QMK: Pesë zjarre janë ende aktive, ekipet në terren vazhdojnë intervenimet

Gjithsej 7 zjarre në hapësira të hapura janë regjistruar deri në orën 13:00, njoftoi...

Zemaj: Barra e përgjegjësisë për krijimin e institucioneve të reja bie mbi Albin Kurtin

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se...

Haradinaj: Opozita duhet të ketë Presidentin ose Kryeministrin

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se partitë opozitare mund ta ndihmojnë Kosovën duke qenë...