Polici turk, pak para sulmit terrorist: Po ec me pallto nëpër këtë vapë, vëlla duhet ta ndjekim!

PUBLIKUAR

Në media ka dalë xhirimi i komunikimit të policëve në rroba civile, që kanë vërejtur një sjellje të çuditshme të sulmuesit në Aeroportin e Stambollit ku, të martën, në një sulm terrorist u vranë dhjetëra njerëz.

Një sulmues ishte i dyshimtë dhe policët shkuan prapa tyre. Polici i cili i pari ka dyshuar i ka dërguar mesazh kolegëve se e dalloi një burrë që mbante një xhaketë të dimrit, pavarësisht të nxehtit, shkruan Hurriyet, transmeton Telegrafi.

“Po ec me pallto në këtë vapë! Vëlla, duket si një hajn, a ta ndjekim?”, ka pyetur ai, me çka kolegët janë pajtuar.

Pasi ata kërkuan që t’i tregojë dokumente, sulmuesi u përkul duke pretenduar se po i kërkon. Pastaj e ka nxjerrë një armë dhe nisi të shtënat. Ai qëlloi policën që dyshoi tek ai re i cili tash po lufton për jetë, teksa në shtëpi e pret gruaja shtatzënë.

Terroristi pastaj vrapoi poshtë shkallëve, drejt terminalit të arritjeve ndërkombëtare, ku ka aktivizuar bombën që ishte rreth brezit të tij.

Në sulmin e së martës në Aeroportin Ataturk në Stamboll, u vranë 43 presona, ndërsa 200 janë plagosur. Tre sulmues vetëvrasës kanë shtënë me armë e pastaj kanë aktivizuar eksplozivet

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...