Polici në Prishtinë ia mori 50 euro qytetarit për t’ia kthyer librezën e qarkullimit, dërgohet në mbajtje

PUBLIKUAR

Inspektorati Policor i Kosovës me datën 29 Prill 2022, përmes rrugëve operative  është  informuar lidhur me një rast ku dyshohet se një zyrtar policor me datën 28.04.2022 në udhëkryqin e rrugës Lidhja e Prizrenit afër udhëkryqit me rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë gjerësa ishte duke u marrë me një aksident trafiku kishte kërkuar ryshfet shumën prej 50 € nga një i dyshuar (qytetar) që të ja kthente librezën e qarkullimit, e ku i dyshuari zyrtari policor  me datën 28.04.2022, rreth orës 23:00, para Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ja dorëzon të dyshuarit (qytetarit)  në kundër vlerë prej 50 eurove librezën e qarkullimit.

Mbi bazën e gjitha këtyre dyshimeve, është informuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore të Prishtinës dhe me autorizim te tij janë ndërmarr veprime tjera të  nevojshme lidhur me zbardhjen e rrethanave të  rastit, intervistimin e personave të  involvuar në këtë çështje dhe me udhëzim të  prokurorit kujdestar, zyrtari policor  është  dërguar në  mbajtje për 48 ore me dyshimin për veprën penale “Marrje e ryshfetit”, ndërsa qytetari  I dyshuar për veprën penale “Dhënje e ryshfetit”  është  procedoceduar në  procedurë  të  rregullt.

“Po ashtu hetuesit e IPK-së  me datën 30.04.2022, kanë  dorëzuar Kallëzimin penal pranë Prokurorisë Themelore -Prishtinë ndaj zyrtarit policor  për veprën penale “Marrje e ryshfetit” dhe qyetarit  për veprën penale “Dhënje e ryshfetit””, thuhet tutje në njoftimin dërguar mediave.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...