Polici i cili e gjoboi komandantin në Ohër ka marrë pushim mjekësor pasi i është bërë mobing

PUBLIKUAR

Polici i cili e gjoboi komandantin në Ohër ka marrë pushim mjekësor pasi ndaj tij është kryer mobing dhe torturë psikike nga eprori i tij në Policinë e trafikut, ka njoftuar portali Ohrid1, duke u thirre në burimet e veta në SPB Ohër, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç kupton portali në fjalë ai ka bërë kallëzim deri te Kontrolli i brendshëm kundër eprorit të tij, të cilin e ka paraqitur për kryerje të mobingut.

Nga polici i trafikut është kërkuar ta ndryshojë deklaratën e tij, me se do të sigurohej një lloj amnistie për komandantin e gjobuar, gjë të cilën ai e ka refuzuar.

Tre ditë me radhë këtij polici i janë dhënë detyra pune në terren dhe ka qenë i transferuar të qëndrojë në një zyrë pa asnjë obligim, duke kërkuar nga ai ta ndryshojë deklaratën.

Për momentin sipas portalit në fjalë polici ka marrë pushim mjekësor për shkak të torturës psikike që bëhej ndaj tij.

Polici në fjalë edhe pse vite me radhë zbulon krime dhe kryen aksione të këtilla, asnjëherë nuk është shpërblyer nga SPB e Ohrit

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet murali i krerëve të UÇK-së: Prishtina pret kthimin e çlirimtarëve

Është përfunduar sot në Prishtinë murali kushtuar kujtesës së luftës, sakrificës dhe lirisë, i...

Kuvendi çon njoftim për seancën e nesërme – në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve

Drejtoria për Komunikim e Kuvendit të Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media...

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy kantiere ndërtimi në Drenas dhe Gjakovë

Inspektorati Qendror i Punës, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për mbikëqyrjen e zbatimit...