Polici i aksidentuar po trajtohet në Klinikën e Ortopedisë

PUBLIKUAR

Zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shpend Fazliu konfirmoi për Telegrafin  se polici i Kosovës i cili është aksidentuar në autostradën “Ibrahim Rugova” është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare.

Sipas Fazliut, ai ka dalë nga salla e operimit dhe për momentin është shtruar në Klinikën e Ortopedisë në QKUK.

“Pacienti është duke u trajtuar në QKUK. Është bërë operacioni në sallën e klinikës emergjente dhe është bart për trajtim në klinikën e Ortopedisë”, tha ai për Telegrafin.

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku pas takimit dy orësh me Kurtin: Jemi në situatë të pamundur numerike për ta zgjedhur presidentin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas takimit që ka...

KPK zgjedh Bahri Hysenin Zëvendëskryeprokuror të Shtetit

Prokurori Bahri Hyseni është zgjedhur Zëvendëskryeprokuror i Shtetit me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit,...