Pogba zhgënjen Real Madridin, e preferon transferimin në Juventus

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin...

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës. Në këtë masakër...

Ylli i mesfushës së Manchester Unitedit pritet të largohet nga “Old Trafford” këtë verë dhe ai preferon të transferohet në Juventus para Real Madridit, sipas mediumeve italiane.

Paul Pogba më herët kishte thënë: “Real Madridi është ëndërr për këdo”. Francezi i Manchester Unitedit është spekuluar shumë për një transferim në kryeqytetin spanjoll, ky trajneri Zinedine Zidane ka thënë se do ta priste me krahët e hapur, transmeton Gazeta Express.

Por 26-vjeçari do ta preferonte transferimin në Juventus, para kalimit në “Santiago Bernabeu”. Të paktën kështu pretendon Sky Sports Italia.

Juventusi, që ia shiti Pogban Manchester Unitedit për 105 milionë euro në vitin 2016, dëshiron ta kthejë francezin në Torino, ku trajneri i ri Maurizio Sarri dëshiron ta bëjë atë yllin e skuadrës së “Zonjës së Vjetër”.

“Gazzetta dello Sport” raporton se kampioni i Serisë A është i gatshëm ta fusë në marrëveshje për transferimin e Pogbas edhe anësorin brazilian, Douglas Costan. “Djajtë e kuq” e vlerësojnë Pogban mbi 150 milionë funte.

Mesfushori francez ka kontratë në Old Trafford deri në vitin 2021 dhe Manchester Unitedi dëshiron ta mbajë atë në skuadër. Mirëpo, pas tri sezoneve me ta, Pogba tha në një intervistë se ky momenti i duhur për ta përjetuar një sfidë të re.

Se a do të jetë kjo sfidë e re në Torino apo në Madrid mbetet ende e paqartë. Megjithatë, Juventusi besohet se është favoriti për t’i siguruar shërbimet e francezit për sezonin e ardhshëm. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...