Pogba vendos përfundimisht të largohet nga Man Unitedi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia i gjen në trup të dyshuarit në Prishtinë një pistoletë me gjashtë fishekë

Gjatë kontrollit në trup tek një person është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me...

Fansi e bën edhe këtë për Santianën

Santiana Maloku ishte ndër personazhet me të komentuara në BBV Kosova, e cila përpos...

Paul Pogba raportohet se ka vendosur përfundimisht të largohet nga Manchester Unitedi, megjithatë mesfushori francez thuhet se e preferon kalimin në Real Madrid më shumë sesa në Juventus.

Juventusi dhe Real Madridi janë spekuluar si dy destinacionet e mundshme të Paul Pogbas gjatë afateve të fundit kalimtare, pasi që vetë francezi ka sugjeruar se dëshiron të largohet nga Old Trafford, transmeton Gazeta Express.

Gazeta prestigjioze franceze, L’Equipe, shkruan se Pogba ka vendosur përfundimisht të largohet nga Manchester Unitedi, mirëpo thekson se ai do ta preferonte transferimin në Real Madrid më shumë sesa në Juventus.

Përkundër kësaj, Juventusi raportohet se nuk është ndikuar nga kjo preferencë e 26-vjeçarit dhe se do t’i vazhdojë tentimet për t’i siguruar shërbimet e tij gjatë afateve të ardhshme kalimtare.

“Zonja e Vjetër” e kishte shitur mesfushorin francez në Manchester United për një shumë rekorde prej 105 milionë eurosh gjatë verës së vitit 2016. Ai ka kontratë me Manchester Unitedin deri në vitin 2021.

Por, kthimi i tij në Manchester United, ku kishte luajtur për grupmoshat e klubit në vitet e hershme të karrierës së tij, nuk ka rezultuar ashtu siç kishin pritur dy palët. Pogba kishte menduar se do të fitonte më shumë trofe, ndërsa “Djajtë e kuq” kishin pritur paraqitje më të mira nga francezi.

Trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane, e ka bërë të qartë se ai dëshiron të bashkohet me Pogban në kryeqytetin spanjoll, duke insistuar në transferimin e tij edhe gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...