Pogba u kërkon falje tifozëve

PUBLIKUAR

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, i ka kërkuar falje tifozëve të klubit për performancat e tij dhe të skuadrës në humbjen e “Djajve të kuq” kundër Brightonit dje, me rezultat 3-2. Ai e ka konsideruar këtë humbje si mësim për skuadrën.

Francezi ishte kapiten për ndeshjen e dytë radhazi në sezonin e ri të Premierligës. Ai është kapiten, pasi që kapiteni i parë, mbrojtësi Antonio Valencia, është i lënduar, transmeton Gazeta Express.

“Ne humbëm, nuk e merituam të fitojmë. Ne nuk e kishin qëndrimin e nevojshëm për të treguar se duamë të fitojmë, ata ishin më të uritur se ne”, ka thënë Pogba.

“Unë flasë së pari për veten, qëndrimi im nuk ishte i duhuri. Por, ne do të vazhdojmë të provojmë dhe ky do të jetë një mësim i madh për ne”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...