Pogba telefonon trajnerin e ri të Juventusit, Sarrin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, e dëshiron me ngulm transferimin në Juventus. Mediat italiane tani raportojnë se ai veçse e ka kontaktuar trajnerin e ri të Juventusit, Maurizio Sarrin.

Dje, Maurizio Sarri u zyrtarizua si trajneri i ri i Juventusit dhe vetëm disa orë më vonë, sipas Tuttosport, italiani e mori një telefonatë nga Paul Pogba, transmeton Gazeta Express.

Gjatë bisedës mes tyre, Pogba e theksoi se e dëshiron me të vërtetë transferimin në Juventus, por edhe ia uroi Sarrit punën e tij të re.

26-vjeçari dëshiron të largohet nga Old Traffordi dhe të dielën tha se tani është momenti i duhur për ta provuar ndonjë sfidë të re diku tjetër.

Real Madridi është interesuar që një kohë të gjatë për mesfushorin francez, por Sky Sports Italia raporton se Pogba do ta preferonte një transferim në Juventus, tre vjet pasi u largua nga ta për Unitedin, për një shumë që atëherë e theu rekordin (89 milionë funte).

Mesfushori francez ka kontratë në Old Trafford deri në vitin 2021 dhe Manchester Unitedi dëshiron ta mbajë atë në skuadër. Mirëpo, pas tri sezoneve me ta, Pogba tha në një intervistë se ky momenti i duhur për ta përjetuar një sfidë të re.

Se a do të jetë kjo sfidë e re në Juventus apo në Real Madrid mbetet ende e paqartë. Megjithatë, Juventusi besohet se është favoriti për t’i siguruar shërbimet e francezit për sezonin e ardhshëm. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...