Pogba sugjeron se Mourinho s’e përgatiti siç duhet Unitedin, për ta shmangur humbjen ndaj Brighton

PUBLIKUAR

Paul Pogba ka sugjeruar se Manchester Unitedi i Jose Mourinhos nuk ishte i përgatitur mjaftueshëm për t’u përballur me sfidën ndaj Brightonit në fundjavë.

“Djajtë e kuq” janë përballur me shumë kritika pas paraqitjes zhgënjyese kundër Birghtonit, të cilën e humben me rezultat 3-2, transmeton Gazeta Express.

Mourinho e ka pranuar pas ndeshjes se skuadra e tij bëri gabime të mëdha, por Pogba pohon tani se ekipi nuk ishte përgatitur mirë për ballafaqimin me skuadrën e Brightonit, që bëri paraqitje shumë të mirë duke i fituar pikët e plota të dielën.

Për paraqitje shumë të dobët u theksuan dy qendërmbrojtësit Eric Bailly dhe Victor Lindelof, gabimet e të cilëve në mbrojtje i kushtuan Unitedit me humbje.

Por, edhe Pogba e pranon një pjesë të fajësisë për këtë humbje, i cili ka thënë për BBC: “E di që humba shumë topa, gjë që nuk duhet t’i ndodhë një mesfushori. E di që humba topa duke tentuar t’i luaj thjesht, por kur s’e ke ditën, s’e ke”.

“Mendoj se ata u përgatiten për ndeshje shumë mirë, shumë më mirë se ne”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...