Pogba për mungesën e tij në Botëror: Zoti kishte një plan tjetër për mua

PUBLIKUAR

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba ka reaguar për mungesën e tij në skuadrën e Francës për Katari 2022 në Botëror duke thënë se “Zoti kishte një plan tjetër për mua”

Ish ylli i Manchester United kishte vonuar operimin e gjurit të tij para fillimit të sezonit, në mënyrë që ai të arrijë që të jetë gati dhe t’i kishte mundësitë më të mira që të luante në Katar.

Megjithatë, kur atij ju desh që ta operonte miniskusin kurse mandej vuajti edhe nga një problem muskular në përpjekjet e tij të fundit që ta rikthejë formën e tij të plotë fizike.

Ai nuk është paraqitur ende për Juventusin këtë sezon, kështu që nuk është ftuar fare nga Didier Deschamps për të qenë i pranishëm me skuadrën.

“Zoti kishte një tjetër plan për mua”, shkroi në rrjetet sociale Pogba.

“Unë do të bëjë tifo për skuadrën time, kombin tim, vendin tim nga largësia, por zemra ime do të jetë me ta! Fat të gjithë lojtarëve të zgjedhur”.

Ai e ka përcjellur mesazhin e tij me një foto të tij duke përkundur dhe përqafuar trofeun e Botërorit të cilin ai e fitoi me Francën gjatë vitit 2018.

Pogba nuk ka luajtur një ndeshje garuese prej që luajti 10 minuta në humbjen 4-0 të Manchester United kundër Liverpool në Premier Ligë më 19 prill.

Ai ka 91 paraqitje me Francën, nga të cilat ka shënuar 11 gola dhe ka bërë nëntë asiste. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...