Pogba pendohet për kalimin në United, do të duhej të zgjedhja gjigantin spanjoll

PUBLIKUAR

Pa kaluar ende dy vite, Paul Pogba duket është penduar për kthimin në Manchester United

Mesfushori francez, Paul Pogba kërkohej nga skuadrat më të mëdha evropiane, por në vitin 2016 vendosi të kthehej në Manchester United nga Juvetus për 110 milionë euro.

Ai këtë sezon ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar 10 asistime, por është larg nga të qenit i kënaqur në Old Trafford.

Ai nuk është i kënaqur me stilin e lojës së Jose Mourinhos, sepse shumicën e kohës skuadra qëndron duke u mbrojtur.

Sipas L’Equipe, Pogba tashmë është penduar për kthimin në United dhe beson se është dashur të transferohej në Real Madrid.

Një lëvizje e tillë drejt Madridit do të ishte e vështirë, sepse ai ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2021. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...