“Pogba mund të bëhet mesfushori më i mirë në botë”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Gary Pallister, beson se Paul Pogba e ka potencialin për t’u bërë mesfushori më i mirë në botë, nëse talenti i tij shfrytëzohet në mënyrë të duhur.

Pas shumë muajve spekulimesh që e lidhën 26-vjeçarin me një largim nga “Old Traffordi”, Paul Pogba ishte titullar në ndeshjen e parë të sezonit të ri të “Djajve të kuq” dhe ishte mbresëlënës në fitoren 4:0 kundër Chelseat, transmeton Gazeta Express.

Fituesi i Kupës së Botës 2018 i asistoi dy golat e fundit të Manchester Unitedit të dielën. Mirëpo, të gjithë vëmendjen e mori pasimi mbresëlënës i tij për golin e dytë të Marcus Rashfordit në atë ndeshje.

Paraqitja e Pogbas e la Pallister pa asnjë dyshim se francezi është shumë i talentuar, por se ai duhet të luajë me mendjen e qetë për ta arritur maksimumin e potencialit të tij.

“Topi që ai e gjuajti për Rashfordin, lëvizjet dhe krijimi i golit të Daniel James; ky është Paul Pogba që ne dëshirojmë ta shohim”, ka thënë Pallister në një intervistë të dhënë për AmericanGambler.com.

“Nëse ju mund ta nxjerri më të mirën nga ai, atëherë ai është njëri ndër mesfushorët më të mirë në botë, nëse jo më i miri”.

“Gjithçka varet nga Pauli, nga çka beson ai dhe çka dëshiron të bëjë. Nëse nuk është i lumtur në Manchester Unitedi, atëherë trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se ai i do në skuadër vetëm lojtarët që luajnë për fanellën, që ëndërrojnë të luajnë për fanellën”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...