Pogba mund të bëhet mesfushori më i fortë në botë

PUBLIKUAR

Pogba mund të bëhet mesfushori më i fortë në botë

Massimiliano Allegri ka lëvduar paraqitjen e Paul Pogbas në fitoren e Juventusit (3-0) ndaj Lazios.

Mesfushori francez shënoi dy gola në triumfin e realizuar në Olimpico, derisa golin tjetër e shënoi Carlos Tevez, kujton Telegrafi.

“Pogba bëri një lojë të shkëlqyer, por ai ka cilësi të luajë akoma më mirë dhe të bëhet mesfushori më i fortë në botë”.

“Skuadra luajti mirë, u mbrojt kur duhej dhe mendoj se luajtëm mirë me disa lëvizje të mira dhe pasime”, është shprehur Allgeri për Sky Sport Italia.

Për statistika, kjo ndeshje ishte e njëzeta radhazi që Bianconerët nuk humbin nga Bianconcelestët dhe njëherësh riktheu avantazhin prej tri pikësh kundrejt Romës në tabelë. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...