Paul Pogba mendon se Zlatan Ibrahimovic mund t’i japë fund dominimit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos për çmimin e FIFA-s ‘Lojtari më i mirë në botë’.
Ky çmim, ‘Lojtari më i mirë në botë’, i cili dhurohej nga FIFA që nga vitit 1991 deri 2009 para se të bëhen së bashku me “France Football” që ndan çmimin “Topi i Artë” mes vitit 2010 dhe 2015, është ndarë mes Messit e Ronaldos për nëntë vite me radhë, transmeton Gazeta Express.
Por, mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, mendon se pavarësisht moshës 35 vjeçare, Zlatan Ibrahimovic mund ta fitojë në të ardhmen këtë çmim.
“Ne kemi Zlatan Ibrahimovicin te Manchester United. Ai mund ta fitojë këtë çmim”, tha fillimisht Pogba në intervistën për “FIFA.com” në pyetjen se kush tjetër mund të konkurrojë me Messin e Ronaldon.
“Ai është 35 vjeçar, por mënyra se si luan dhe shënon gola, mund të shihni që është në nivelet më të larta për më shumë se 10 vjet dhe natyrisht se mund të fitojë këtë çmim”, shtoi ai.
“Eden Hazard, Neymar, Luis Suarez gjithashtu janë duke bërë punë të mirë dhe mund ta fitojnë këtë çmim nëse vazhdojnë në të njëjtën mënyrë”, theksoi braziliani.
“Ata duhet të vazhdojnë të shënojnë, pasi Messi e Ronaldo këtë bëjnë vazhdimisht, të cilët kanë qenë gjithmonë në nivelet më të larta”, përfundoi Pogba në intervistën e gjatë për FIFA-n.
Për të ndodhur kjo, Ibra duhet të vazhdojë me paraqitje të tilla dhe të presë edhe një vit, pasi edhe këtë herë ky çmim do të shkojë për Messin ose Ronaldon, teksa Antoine Griezmann është gjithashtu i nominuar në mesin e tre më të mirëve. /Express/


