Pogba: Koronavirusi nuk m’i ka ndryshuar synime

PUBLIKUAR

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, thotë se pandemia koronavirus nuk ia ka ndryshuar qëllimet, para rikthimit të shumëpritur nga lëndimi.

Pogba mungon që prej dhjetorit për shkak dëmtimit të këmbës dhe i ka zhvilluar vetëm tetë ndeshje këtë sezon, por është i përqendruar ta kthejë kondicionin e plotë fizikë gjatë karantinës në kohën kur futbolli në Angli është i pezulluar për kohë të papërcaktuar, transmeton Gazeta Express.

“E kam një palestër të vogël në shtëpinë time”, tha Pogba për faqen zyrtare të Manchester Unitedit.

“Mund të stërvit paksa, mund të vrapoj, t’i jap biçikletës, të dal jashtë dhe të punoj me topin. Po punoj dhe po e mbaj veten të shëndetshëm”, shtoi ai.

“Duhet të qëndrojmë të motivuar, nuk kemi zgjidhje tjetër. Ne nuk e dimë se sa gjatë do të jetë kështu, por unë ende i kam në mendje synimet e mia dhe shpresoj se një ditë do të ndalet kjo (pandemi)”, nënvizoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...