Pogba ka klauzolë që e lejon t’i ribashkohet Juventusit

PUBLIKUAR

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, ka një klauzolë e cila ia lejon atij ribashkimin me Juventusin, megjithëse ka pak mundësi të ndodhë.

Mesfushori francez iu ribashkua “Djajve të kuq” nga Juventusi në verën e vitit 2016 për një shumë rekord botëror për atë kohë, në vlerë 105 milionë euro plus 5 tjera bonus, transmeton Express.

Megjithatë, në javën e fundit Pogba vazhdimisht është lënë në stol nga trajneri Jose Mourinho, gjë që ka nxitur spekulime se ai do të largohet në fund të këtij sezoni.

Sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”, ka ekzistuar një klauzolë në marrëveshjen e cila e çoi Pogban në “Old Trafford” që do t’ia lejonte Juventusit mundësinë për ta riblerë atë për 60 milionë euro.

Nëse sikur të ndodhte kështu, paga e tij prej 12 milionë euro nuk mund të përballohet nga Juventusi dhe nuk është e sigurt se “Zonja e vjetër” do të dëshironte ta kthente atë duke ditur se ai kishte bërë presion për t’u transferuar në Angli.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...