Pogba: Jam fans i Arsenalit

PUBLIKUAR

Pogba ka zbuluar se në të kaluarën ka qenë fans i Arsenalit dhe ka shikuar shumë ndeshje të “Topçinjve”.

Para ndeshjes me Arsenalinm Paul Pogba ka trazuar pak tifozët e Manchester United.

Ylli i “Djajve të Kuq” e ka pranuar se në të kaluarën ka shikuar shumë ndeshje të Arsenalit dhe ka qenë një fans i “Topçinjve”, kjo edhe për shkak të lojtarëve francez që kanë luajtur ndër vite në atë skuadër.

“Në Francë, ata ishin klub i madh – ata kanë pasur shumë lojtar francezë”, tha Pogba për “Football Focus” para ndeshjes me “Topçinjtë në stadiumin Emirates.

“Kam qenë fans i Arsenalit, i Thierry Henry, e kam shikuar atë. Kam qenë fans, por jo i çmendur, megjithatë kam shikuar shumë ndeshje të Arsenalit. Ata gjithmonë kanë qenë klub i mirë”, shtoi Pogba. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...