Pogba: I lumtur për transferimin, Unitedi klubi i duhur për të arritur gjithçka

PUBLIKUAR

Pas shumë spekulimeve më në fund ka ardhur edhe zyrtarizimi i Paul Pogbas si lojtar i Manchester Unitedit.

Francezi është shprehur i lumtur me transferimin dhe mezi po pret të fillojë punën me Jose Mourinhon.

“Unë jam shumë i lumtur që ribashkohem Unitedit. Ky ka qenë gjithmonë një klub me një vend të veçantë në zemrën time dhe  mezi po pres të punoj me Mourinhon”.

“Kam kaluar momente të mira te Juventus dhe kujtime fantastike me një klub të madh dhe lojtarë që i kam miq. Por, mendoj se kjo është koha e duhur për t’u rikthyer në Old Trafford. Ky është klubi i duhur për të arritur gjithçka”, ka thënë Pogba.

Transferimi i futbollistit nga Juventusi te Manchester United është më i shtrenjti në histori, pasi në arkat e bardhezinjve do të derdhen plot 105 milionë euro, plus pesë milionë Euro bonuse. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...