Paul Pogba nuk ka dashur të flasë për të ardhmen pasi ia siguroi fitoren Francës kundër Australisë në ndeshjen e saj hapëse në Kupën e Botës në Rusi të shtunën.
Pogba e shënoi me ndihmën e fatit golin e dytë dhe të fitores për Francës, duke ia siguruar tri pikë të plota nga ky takim, transmeton Gazeta Express.
Ndërkohë, është spekuluar vazhdimisht se Pogba mund të largohet nga Manchester Unitedi pas një sezoni jo të mirë në “Old Trafford”.
Megjithatë, ai ka thënë: “Jam me Kombëtaren tani, prandaj nuk dua të flas për të ardhmen në klub dhe këtu gjëra”.
“Po, po flas me Paulo Dybalan, por fakti që flas me Dybalan dhe Samuel Umtitin, i cili luan për Barcelonën, nuk do të thotë se do të shkoj të luaj atje”, insistoi ai. /Gazeta Express/


