“Pogba i bën lojtarët e Man Unitedit më të dobët”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Paul Pogba bën që lojtarët përreth tij në Manchester United të jenë më të dobët, thotë Liam Rosenior, edhe pse ai beson se francezi është futbollist i klasit botëror, që përshtatet me një stil tjetër të futbollit.

Mesfushori francez kishte marrë kritika dhe ofendime nga tifozët pasi Manchester Unitedi pësoi disfatë me rezultat 2:0 kundër Crystal Palace në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Premierligë. Manchester Unitedi mbeti në vendin e gjashtë dhe sezonin tjetër do të luajë në Ligën e Evropës, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse Pogba e pati sezonin e tij më të mirë me fanellën e Manchester Unitedit, duke i shënuar 16 gola dhe asistuar 11 të tjera, paraqitjet e tij kanë bërë që ai shpeshherë të kritikohet për mungesën e vullnetit në ndeshjet e “Djajve të kuq” ashtu siç ishte për Francën gjatë verës, kur e fitoi titullin e Kupës së Botës.

Ish-mesfushori i Hull Cityt, Liam Rosenior, beson se karakteri i Pogbas nuk përshtatet me Manchester Unitedin dhe se stili i tij e bën të vështirë punën për bashkëlojtarët e tij.

“Pogba nuk është lloji i lojtarit që i duhet Manchester Unitedit për momentin. A është ai futbollist i klasit botëror? Po. A është ai lloji i lojtarit që mund ta bësh lider të skuadrës? Jo, nuk është”, ka thënë Rosenior.

“Ai thjesht nuk është i përshtatshëm. Pogba i bën lojtarët përreth vetes lojtarë më të dobët sepse ata vazhdimisht duhet t’i plotësojnë hapësirat që ai i lë bosh në fushë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...