Pogba: Gjermania do të kërkojë të na hakmerret

PUBLIKUAR

Ylli i Francës, Paul Pogba, druhet se Gjermania do të përgatitet për hakmarrje nëse këtu dy kombëtare takohen në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Gjermania dhe Franca nuk mund të takohen në fazën grupore të Kupës së Botës pasi do të jenë bartëse të grupeve, por mund të takohen në vonë në turne, transmeton Express.

Franca e mposhti Gjermaninë në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian “Franca 2016” falë një goli të Antoine Griezmann.

E Pogba druhet se për këtë Gjermania do të kërkojë hakmarrje në Botëror nëse këtu dy kombëtare kanë fatin të ndeshen.

“Natyrisht, Gjermania do hakmarrje për gjysmëfinalen kundër nesh në Kampionatin Evropian vitin e kaluar. Gjermania është përmirësuar që atëherë dhe kanë shumë talentë premtues. Sigurisht se janë në mesin e favoritëve”, ka thënë ai.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...