Pogba ende ëndërron për Madridin, tremb Unitedin: “Gjithmonë ka një pikëpyetje”

PUBLIKUAR

Duket se për Pogban nuk është mbyllur merkato, edhe pse po për Manchester United.

Pogba, 26-vjeçar, gjatë gjithë vetës ka kërkuar largimin nga Manchester United, për të provuar një aventurë të re në Spanjë me fanellën e Real Madridit.

Por, Ole Gunnar Solskjaer nguli këmbë se Pogba është shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij dhe se do të ketë një rrol edhe më të madh sezonin e ardhshëm.

Sido që të jetë, ai nuk do të jetë i qetë pas deklaratave të fundit të Pogbas, sidomos duke e ditur faktin se merkato është e hapur deri më 2 shtator, edhe pse në Angli tashmë është mbyllur.

Pas fitores 4-0 kundër Chelsea, Pogba u shpreh për radion franceze RMC: “Gjithmonë ndihem mirë kur luaj futboll”.

“I bëj gjërat që dua, është puna ime. Jap më të mirën sa herë që zbres në fushë. Jam i vetëdijshëm për gjërat që janë thënë. Vetëm koha do të tregojë. Gjithmonë ekziston një pikëpyetje”, u shpreh mes tjerash Pogba. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...