Pogba e pranon se trajneri i ri do të ndikojë në vendimin e tij rreth së ardhmes

PUBLIKUAR

Paul Pogba e ka pranuar që trajneri i ri i Manchester Unitedit do të ndikojë në vendimin e tij rreth së ardhmes.

Mesfushorit i skadon kontrata me “Djajtë e Kuq” më 30 qershor të këtij viti, shkruan Gazeta Express.

Duke folur për RMC Sport, Pogba u pyet edhe rreth së ardhmes se a mund të ndikojë trajneri i ri i Manchester Unitedit në vendimin e tij.

“Ka mundësi. Ka zgjedhje për të bërë me trajnerin”, u përgjigj Pogba.

Paris Saint-Germain dhe Juventus janë kandidatë për t’i marrë shërbimet e francezit.

Max Allegri tashmë është kthyer te Juventusi, pasi që më herët ka punuar me Pogban, gjatë kohës së mesfushorit në Torino. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...