Pogba e dëshiron Aurierin në Man United

PUBLIKUAR

Jose Mourinho është duke kërkuar mbrojtës këtë afat kalimtar dhe Paul Pogba është duke tentuar që në “Old Trafford” të vijë shoku i tij, Serge Aurier.

Paul Pogba është duke i bërë presion Manchester Unitedit që ta transferojë mbrojtësin e Paris Saint-Germain, Serge Aurier, mëson Goal, transmeton Gazeta Express.

Aurier i ka thënë PSG-së se dëshiron të largohet para fillimisht të edicionit 2017/18, të cilët u detyruan të transferojnë Dani Alvesin. Interi gjithashtu është duke u interesuar për 24 vjecarin.

Aurier do të zëvendësonte te Man United, Matteo Darmianin, që lidhet me një kalim te Interi ose Juventusi.

Pogba, shok i ngushtë i Aurier, është duke iu bërë presion drejtuesve të United që të transferojnë 24 vjeçarin.

Se ai do të largohet nga PSG-ja, tashmë e ka konfirmuar edhe trajneri Unai Emery.

“Kam folur me Serge dhe i kam thënë se dua që ai të qëndrojë. Por, më tha se dëshiron të largohet dhe se preferon të qëndrojë në Paris për të përgatitur largimin”, kishte thënë Emery. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...