Pogba e braktis Man Unitedin në janar, nëse Mourinho s’shkarkohet deri atëherë

PUBLIKUAR

Paul Pogba është i ngopur me trajnerin e tij Jose Mourinho dhe nëse Manchester Unitedi nuk e shkarkon portugezin, atëherë mesfushori francez do ta braktisë klubin në janar, sipas Sun.

Paul Pogba do të largohet nga Manchester Unitedi nëse Jose Mourinho vazhdon të jetë trajner i klubit edhe pas janarit, transmeton Gazeta Express.

Francezi besohet t’u ketë thënë bashkëlojtarëve se nuk lodhet më të argumentojë me Mourinhon pas disa problemesh mes tyre.

Pogba është i zemëruar me pozitën që i është caktuar në fushë dhe është i bindur se mund të jetë lojtar shumë më i mirë nën urdhrat e ndonjë trajneri tjetër. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...