Pogba dhe Wan-Bissaka mbeten jashtë skuadrës së Man Unitedit për Ligën e Evropës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

60 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë

27 aksidente me të lënduar dhe 33 me dëme materiale kanë ndodhur gjatë 24...

Vrasjet e grave, Haxhiu thërret në takim akterët e institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë

Pas vrasjes së dy grave brenda pak ditëve në Kosovë, ministrja e Drejtësisë, Albulena...

Paul Pogba dhe Aaron Wan-Bissaka nuk janë përfshirë në listën e skuadrës së zgjedhur nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer për udhëtimin e Manchester Unitedit në AZ Alkmaar në Ligën e Evropës, të enjten në mbrëmje.

Mesfushori francez Paul Pogba ishte kthyer në formacionin e parë të Manchester Unitedit, pas një lëndimi në kyçin e këmbës, të hënën, duke luajtur 90 minuta të plotë në barazimin 1:1 kundër Arsenalit në Old Trafford, transmeton Gazeta Express.

Wan-Bissaka mungoi në derbin e së hënës në Premierligë për shkak se ishte i sëmurë, ndërsa Ashley Young u zëvendësoi atë në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Që të dy futbollistët do të mungojnë sërish për ndeshjen e radhës të “Djajve të kuq” në garën dytësore evropiane, përderisa Luke Shaw dhe Anthony Martial janë ende në proces rikuperimi nga lëndimi i tyre.

Manchester Unitedi e konfirmoi këtë lajm përmes një deklarate të lëshuar në faqen zyrtare të klubit.

“Siç ishte konfirmuar nga Ole në konferencën e tij për media pas barazimit 1:1 kundër Arsenalit, Anthony Martial dhe Phil Jones do të mungojnë në këtë udhëtim shkaku i lëndimeve, përderisa as Aaron Wan-Bissaka dhe Luke Shaw nuk kanë udhëtuar”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi.

“Pas marrjes së mendimeve të specialistëve, Paul Pogbas i është dhënë pushim në mënyrë që të marrë më shumë trajtim për lëndimin e tij në kyçin e këmbës, që e kishte pësuar në ndeshjen kundër Southamptonit në gusht”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...